English

Çiftet e martuar jetojnë më shumë të sëmurë se me shëndet, shkaqet

Tiranë, 25 Shtator 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Çiftet e sapo martuar, të cilët mendojnë se, partneri do të sjellë shumë të mira, duhet të kenë kujdes. Martesa lidhet menjëherë më një hezitim për tu marrë me aktivitete sportive. Një sondazh i organizuar nga Departamenti i Shëndetësisë ka zbuluar se vetëm 27 për qind e të anketuarve shpenzonin 150 minuta të javës së tyre, duke u marrë me aktivitet sportiv. Ndërsa pjesa tjetër më e madhe, rreth 76 për qind e meshkujve dhe 63 për qind e femrave, të cilët rezultonin jo aktiv, ishin të martuar. “Ndoshta, pas martese, çiftet nuk e ndjejnë nevojën të duken fizikisht të përsosur. Por, nga ana tjetër ekziston mundësia ta ngarkojnë veten e tyre me përgjegjësi më të shumta.”- ka argumentuar Dr.Len Almond, nga St Mary's University College. Dr Almond shtoi: “Fundjava është një mundësi e artë për të nxjerrë familjen jashtë, duke gëzuar kështu një mjedis natyror.” Ministri i Shëndetësisë z. Howe tha: “Qëndrimi aktiv, jo vetëm përmirëson shëndetin tuaj, por ju bën të ndjeheni shumë më mirë. Unë shpresoj se ky studim, do të inkurajojë të gjithë për të gjetur mënyra të reja për rritjen e nivelet e tyre të aktivitetit.” a.k/NOA

KOMENTE