English

Rishfaqet Margaret Thatcher

E diel, 25 shtator 2011, NOA- Ish kryeministria britanike Margaret Thatcher e cila aktualisht është 85 vjeç dhe vuan nga një sëmundje e ngjashme me sklerozën, u shfaq në publik pas shumë muajsh mungesë. Shkak për këtë u bë festa e ditëlindjes së ministrit të Mbrojtjes, Liam Fox. Ish zonja e hekurt prej kohësh nuk shfaqej nëpër aktivitete, ku së fundmi mungoi edhe në ditëlindjen e Cameron në Downing Street ku ishte e ftuar nderi dhe në korrik në inaugurimin e një statuje të partnerit të saj transatlantik Ronald Reagan. a.y/NOA

Në foto: Ish kryeministria britanike Margaret Thatcher

KOMENTE