English

Turqi: Vriten pesë policë nga Partia e Punëtorëve Kurdë

Diyarkbakir, 25 shtator 2011, NOA – Forcat guerrile kurde të Partisë së Punëtorëve Kurdë sulmuan me armë mbrëmjen e të shtunës një stacion policie në juglindje të Turqisë. Gjatë agresionit mbetën të vrarë pesë policë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Gjithashtu forcat e sigurisë njoftojnë se gjatë atentatit mbetën të vrarë edhe tre pjesëtarë të rebelëve. Sulmet e anëtarëve të Partisë së Punëtorëve Kurdë kundër objekteve ushtarake janë shtuar që prej fillimverës së këtij viti, kryesisht në pjesën juglindore të Turqisë, e populluar nga një shumicë kurde. mit/NOA

KOMENTE