English

Atentat mafioz në Tiranë, vritet biznesmeni Arian Selimi (FOTOT)

Tiranë, 26 Shtator 2011 NOA – Biznesmeni i njohur nga Shkodra, Arian Selimi, i njohur edhe me emrin Armando Andoni, gjeti vdekjen pasi u qëllua në një atentat të mirëorganizuar ndaj tij, sikundër shihni edhe në këto foto që ju sjell NOA përmes shërbimit të abonimit të LSA. Në këtë krim qe ndodhi sonte ne ora 19.25, është plagosur rëndë dhe një djalë i ri, Kledis Kola rreth 20 vjeç, që nuk dihet nëse ka lidhje me ngjarjen. Një numër i madh gëzhojash u gjetën në vendngjarje tek ish parku i Autobuzëve në periferi të Tiranës. Policia tha se personi që ka kryer vrasjen ka arritur të shtjerë shumë plumba arme automatike ndaj Selimit duke e lënë të vdekur dhe më pas është zhdukur nga vendngjarja. Arjan Selimi vite më parë ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai njihet edhe si i fejuari apo dhe bashkëjetuesi i këngëtares Inis Gjoni.

Në foto: Xhama te thyer nga plumba, ne atentatin ndaj Arjan Selimit 37 vjec, i cili eshte qelluar nga persona te armatosur, prane shtepise se tij, te ish parku i Autobuzave ne rrugen e Kavajës

Selimi u arrestua në vitin 2004 në kuadrin e operacionit policor të koduar me emrin "Kompas", nën dyshimet për trafik lëndësh të forta narkotike. Sekimi qëndroi disa vite në burg dhe kaloi nën arrest shtëpie, ndërkohë që kalvari gjyqësor ndaj tij ende po vazhdonte. Mësohet se së fundi Selimi priste një fëmijë me Inis Gjonin. Në vitin 2004 kur Selimi u arrestua, iu kryen një sërë sekuestrimesh. Mes tyre edhe disa video ku në njërën paraqitej me këngëtaren Inis Gjoni në çaste intime. Kjo video doli në publik dhe bëri bujë atëherë. Selimi u kërkua nga SHBA që të ekstradohej por një gjë e tillë nuk u realizua. Selimi u arrestua më 23 qershor të vitit 2004 në kuadrin e një operacioni që u shtri në disa vende përfshirë SHBA-të, Italinë, Kosovën etj. e.t/NOA

KOMENTE