English

Berisha pas kthimit nga Nju Jork: Shqipëria në OKB, një histori suksesi

Tiranë, 26 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj - I sapo kthyer nga SHBA, gjëja e parë që ka bërë kryeministrit Berisha ka qenë informimi i deputetëve, por edhe i opinionit publik, mbi vizitën e tij në Nju Jork dhe takimet që ka zhvilluar me personalitete të larta të Europës dhe të botës. Në mbledhjen e grupit të PD-së, e cila ka nisur si gjithmonë, në orën 13.00, kryeministri Berisha theksoi se para nisjes për në Nju York, delegacioni përcaktoi edhe 3 objektivat kryesore : takimet intensive politike, lobimi për njohjen e Kosovës dhe promovimi në mediat amerikane të Shqipërisë “Veprimtaritë intensive politike ishin për të paraqitur para zyrtarëve më të lartë të Europës dhe botës Shqipërinë, arritjet, përpjekt dhe vizionin e saj. Drejtimi i dytë ishte lobimi me të gjithë potencialin e mundshëm për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Brenda drejtimit të dytë, shumë e rëndësishme ishte është organizimi i Forumit të Parë Amerikan për biznesin në Shqipëri, që u mbjat pikërisht në Nju Jork, kryeqytetin botëror të biznesit dhe afarizmit. Drejtimi i tretë, ishin takimet intensive me drejtuesit kryesorë të koorporatave të këtij qyteti të madh, të cilët ishin të interesuar në energji, minierat, HI TECH, etj. Por po aq e rëndësishme është edhe paraqitja në media, për të paraqitur Shqipërinë, arritjet, përpjekjet e saj para publikut amerikanë, nju- jorkez dhe të gjithë botës përmes medias botërore”, është shprehur kryeministri Berisha. (vijon) a.q/NOA

KOMENTE