English

Ekzekutohet me armë zjarri Arjan Selimi

Tiranë, 26 shtator 2011, NOA- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Parkut të Autobuzave në rrugën e Kavajës. Sipas të dhënave paraprake mësohet se identiteti i viktimës është Arjan Selimi 37 vjeç, i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike. Ndërsa flitet se Selimi është burri i showgirlit Inis Gjoni, pritet ende konfirmimi zyrtar i policisë. Menjëherë pas marrjes vesh të këtij rasti uniformat blu mbërritën në vendngjarje dhe nisën hetimet. a.y/NOA

KOMENTE