English

Gjykata, burg për mjekun që vidhte ilaçet e Onkologjikut

Tiranë, 26 shtator 2011, NOA - Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest shtëpie për farmacisten dhe arrest me burg për doktorin dhe shoferin e tyre, të arrestuar nga policia e Tiranës dy ditë më parë për vjedhje. Gjyqtarja Rezarta Vifgani(Balliu) pasi ka dëgjuar pretendimet e palëve, ka vendosur që gjate kohës që do të zhvillohet procesi gjyqësor në ngarkim të 38 vjeçarit Andonaq Zili dhe 43 vjeçarin Nikoll Koleci të qëndrojnë në burg, ndërsa 42 vjeçarja Jetmira Koleci do të gjykohet në gjendje të lirë. Tre të sipër-përmendurit në bashkëpunim me njëri - tjetrin si dhe me persona të tjerë, vidhin medikamente mjekësore të destinuara për përdorim Spitalor dhe konkretisht për pacientë të shtruar si dhe atyre që trajtoheshin me medikamente falas pranë Spitalit Onkologjik në Tiranë, më pas tregtoheshin duke i shitur e përfituar shuma të konsiderueshme të ardhurash. Medikamentet e vjedhura ishin për përdorim të brendshme të spitalit dhe me vulën përkatëse qe ndalohet shitja e tyre. a.q/NOA

KOMENTE