Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dështon tentativa për vrasjen e 41-vjeçarit, prangosen dy autorët e maskuar
English

Dështon tentativa për vrasjen e 41-vjeçarit, prangosen dy autorët e maskuar

Vlorë, 27 shtator 2011, NOA – Ka dështuar tentativa e vrasjes së një 41-vjeçari nga dy persona të maskuar që qëlluan me automatik drejt tij në mesditë. Të shtënat ndodhën rreth orës 12:30 në fshatin Selenicë të Vlorës në afërsi të tregut, ku dy persona të maskuar dhe të armatosur, kanë qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të 41-vjeçarit N. Xh., lindur në Vlorë dhe banues në lagjen “Minatori” në Selenicë. Dy personat e maskuar më pas janë larguar me shpejtësi me një automjet tip autoveturë. Policia e Vlorës pasi ka marrë informacionin është vënë në ndjekje të autorëve, duke bllokuar drejtimet kryesore që mund të shfrytëzoheshin nga ata për t’iu fshehur kërkimit e arrestimit nga policia. Mbas disa minutash ndjekje dhe kërkimi në një terren të thyer forcat e policisë kanë ndaluar në afërsi të vendit quajtur “Depoja e Ujit” në fshatin Kocul, makinën duke prangosur edhe dy autorët e dyshuar të cilët kishin të veshura doreza llastiku, kapele dhe kombinoshe. Dy autorët janë 34-vjeçari Altinit Hysen Aliaj, lindur në Selenicë e banues në lagjen “Pavarësia” Vlorë i dënuar më parë për vjedhje banke dhe Armando Selam Shakaj, 26-vjeçar lindur në Selenicë e banues në lagjen “24 - Maj” në Vlorë. Nga kontrolli i ushtruar brenda në automjet u gjet një bidon me 5 litra benzinë i cili u sekuestrua bashkë me automjetin tip Mercedes-Benz 200, me motorr “diesel” me ngjyrë gri pa targa. Nga hetimet rezultoi se automjeti në fjalë ishte vjedhur në Tiranë në datë 15.09.2011. Policia e Vlorës sekuestroi edhe gëzhojat e armës së zjarrit model 56, të kalibrit 7.62 mm të gjetura në vendngjarje. Dy të arrestuarit akuzohen për veprat penale të vrasjes me paramendim e mbetur në tentativë, prodhimin dhe mbajtjen pa leje të armëve dhe municionit si dhe vjedhje të kryera në bashkëpunim mit/NOA

KOMENTE