English

Fillon greva në doganat greke, nuk lejohen makinat

Athinë, 27 shtator, NOA - Ka nisur sot greva punonjësve në doganat greke. Deri ditën e enjte pikat e kalimit kufitar nuk do të funksionojnë për kalimin e automjeteve. Bllokimi i transportit pritet të sjellë probleme në pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë. Ndërkohë që në pikat doganore lejohet vetëm kalimi i udhëtarëve. Afati i fundit i grevës është ora 07:00 e ditës së enjte. Problemet më të mëdha lidhen me mjetet e transportit të bizneseve, bllokimi i të cilave mund të sjellë humbje për firmat që ushtrojnë aktivitete në Greqi. a.k/NOA

KOMENTE