Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 27 shtator 2011
English

Pasqyra e shtypit, 27 shtator 2011

Tiranë, 27 shtator 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e martë, 27 shtator 2011. Gazeta “Shekulli” ka s argument kryesor; “Ekzekutohet Arjan Selimi. I dënuari me 16 vjet ishte në arrest shtëpie. Vritet para shtëpisë ku jetonte me Inis Gjonin”. Disa tituj të tjerë janë; “Projekti italian, 6 qytete shqiptare ku do të ketë plehra”, “Rrëfehet Bombaj për përdhunimin”.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “Sot ishte gjyqi, ekzekutohet me pesë plumba Arjan Selmi”, i cili flet për vrasjen e ndodhur mbrëmë në Tiranë. Disa tituj të tjerë janë; “Debati i Ngjelës me kryeministrin Shehu në vitin 1972: Unë jo pasardhësi i stafetës suaj”, “Berisha flet për vizitën në SHBA, hesht për paktin e PS”, “Nuk abortoi foshnjën, i dënuari vret të fejuarën dhe vetën”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor: “Vritet Arjan Selimi, hetim hakmarrjes për trafiqet”, i cili flet për vrasjen e mbrëmshme në kryeqytet. Disa titujt të tjerë janë; “PD-PS, votë unanime në KQZ: Të digjen fletët e votimit”, “Berisha: Rregullorja e Kuvendit, jemi të hapur”, “Pakti i Ramës, Malaj: Mundësi për zgjedhje”, Prifti: Deklarimi i të ardhurave, çfarë ndodh pas skadimit të afatit”.

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor; “Përgjimet e heroinës vritet Arjan Selmi, ja hasmëritë e trafikut”, i cili flet për vrasjen mafioze të ndodhur dje në Tiranë. Disa tituj të tjerë janë; “Festa me Misset pas fitores me Greqinë”, “Sëmundja, ndërron jetë aktori Vasillaq Vangjeli”. “Batutat në grupin e PS për festën Malaj e Bellos”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “Ditë krimesh!” i cili flet për vrasjen e gruas shtatzënë dhe vrasjen e djalit nga babai, si dhe ekzekutimin e Arjan Selimit. Disa tituj të tjerë janë; “Kryeministri, takim mister me Uithers”, “Berisha për kushtet e Ramës: Të gatshëm vetëm për dy pika”, “Kuotat bosh, “digjen” pas së premtes”, “Akti normative: Varrezat e makinave asgjësohen në tetor”

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor; “Ekzekutohet Arjan Selimi, si e futën në kurth të fejuarin e Inis Gjonit”, i cili flet për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Disa tituj të tjerë janë; “PD-PS gjejnë konsensusin për djegien e fletëve të votimit të 8 majit”, “Babai ekzekuton djalin”. Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. mit/NOA

KOMENTE