English

Shisnin kokainë në Tiranë, arrestohen dy persona

Tiranë, 27 shtator, NOA- Policia ka arrestuar dje dy persona të cilët dyshohet se shisnin kokainë dhe heroinë në kryeqytet. Igli Valter Xhuveli, 40 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe Mariglen Gjolek Abedini, 26 vjeç, banues në Tiranë, i pa dënuar më parë janë kapur dje me 40 gram heroinë, 30 gram kokainë dhe 2 gram cannabis sattiva. Dy personat janë arrestuar dje rreth orës 12.30, në rrugën “Dora D’istria”. Bashkë me sasinë e drogës janë sekuestruar dhe një makinë tip “Audi A3”, me targa TR 1818 N, 6 aparate telefona celularë, një peshore elektronike, 5 karta telefoni të kompanive të ndryshme, si dhe shuma prej shuma prej 19.800 lekësh. Gjatë këtij operacioni policia ka ndaluar dhe 37-vjeçarin Gerti Myftar Hoxha. Ai është kapur 0.2 gram lëndë narkotike të llojit heroinë. Hoxha e kishte blerë drogën tek Mariglen Abedini. a.k/NOA

KOMENTE