Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Abuzimi me çmimin e bukës, Autoriteti i Konkurencës penalizon Vlorën
English

Abuzimi me çmimin e bukës, Autoriteti i Konkurencës penalizon Vlorën

Tiranë, 28 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Komisioni i Konkurrencës vendosi të gjobisë në shumën 10 000 lekë 16 ndërmarrjet që kanë zbatuar marrëveshjen për fiksimin e çmimit, por kanë ndaluar shkeljen e ligjit pas vendimit të Komisionit të Konkurrencës për masat e përkohshme si dhe me 20 mijë lekë gjobë 4 ndërmarrjet që nuk kanë respektuar vendimin e Komisionit të Konkurrencës për masat e përkohshme. Gjithashtu, Komisioni i Konkurrencës i ka rekomanduar Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të evidentojë shkallën e lartë të informalitetit dhe përdorimin e kasave fiskale tek subjektet që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në prodhimin dhe tregtimin e bukës në qytetin e Vlorës. Vendimi i sotëm erdhi pas përplasjeve në muajt e fundit me prodhuesit e bukës në Vlorë. Në mbledhjen e datës 21.03.2011, ata kishin vendosur që çmimi i bukës do të rritej me 20 lek si dhe kishin hartuar një vendim i cili u shpërnda në të gjitha furrat e bukës që operojnë në qytetin e Vlorës. Gjatë inspektimeve rezultoi se shumë subjekte nuk deklarojnë saktë shitjet e kryera duke mos lëshuar kuponin tatimor për të gjitha shitjet. Referuar kuponave tatimorë, vihet re se disa subjekte në orët e mbasdites kanë lëshuar kupona me kërkesën e inspektorëve të Autoritetit të Konkurrencës vetëm 4, 6, 8 apo 11 kupona tatimore, çka tregon qartë shkallën e lartë të informalitetit.

a.q/NOA

KOMENTE