Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet i dyshuari për mashtrim me firmat në shkolla
English

Arrestohet i dyshuari për mashtrim me firmat në shkolla

Prishtinë, 28 Shtator 2011 NOA - Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) ka arrestuar në Prishtinë Ilir R. (1982), me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale të mashtrimit sipas Kodit Penal të Kosovës Ditë më herët policia kishte pranuar informata për një rast të mashtrimit në Prishtinë, raporton korrespondenti i agjencisë NOA. Pas konsultimeve me prokurorinë në Prishtinë është iniciuar procedura hetimore që ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit Ilir R. I njëjti është arrestuar dje rreth orës 13:00 në Prishtinë me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale të mashtrimit e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. I dyshuari me anë të paraqitjes së rreme si punëtor i një firme ndërtimore kinse ka kontraktuar punë në një shkollë të mesme në Podujevë dhe të një spitali në Ferizaj, ka marrë material të përpunuar nga druri nga një firmë të Vushtrrisë dhe ka dëmtuar të njëjtën në vlerë rreth 21.000 euro. Personit të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore. a.b/NOA

KOMENTE