Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bien në grackë te “Kodra e Çomes” dy grabitësit e baterive dhe naftës
English

Bien në grackë te “Kodra e Çomes” dy grabitësit e baterive dhe naftës

Përmet, 28 shtator 2011, NOA – Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tepelenës teksa po vidhnin bateritë e makinave të firmës Albanera Sh.P.K në qytetin e Përmetit. 33-vjeçari Ylli Done, lindur dhe banues në fshatin Peshtan të rrethit Tepelenë dhe 22-vjeçari Elis Cani, lindur dhe banues në fshatin Mezhgoran të rrethit Tepelenë janë dy personat e kapur në flagrancë. Policia bën me dije se Done dhe Cani mbrëmë rreth orës 00.30 të natës kanë shkuar në vendin e quajtur Kodra e Çomes në fshatin Mbrezhdan të rrethit Përmet, në afërsi të Këlcyrës, ku ishin të parkuar mjetet e rënda të firmës Albanera SH.P.K, e cila nxjerr dhe përpunon pllaka e guri dhe po vidhnin në automjetet e saj. Dy personat në fjalë thyen dhe shqyen serbatorët e dy eskavatorëve ku grabitën dy bateri dhe rreth 200 litra naftë. Por, dy grabitësit dolën zbuluar në momentin e fundit nga policia që i kishte futur në grackë. Sipas policisë ata kishin vjedhur edhe bateritë dhe naftën e katër mjeteve të tjera të rënda. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 6 bateri makinash, një automjet dhe një sasi të konsiderueshme nafte. mit/NOA

KOMENTE