English

Pasqyra e shtypit, 28 shtator 2011

Tiranë, 28 shtator 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e mërkurë, 28 shtator 2011.

Gazeta “Shqip” çelet me titullin: “Shqipëria, jo siguri sipas NATO-s”. Argumente të tjerë: “Intervistë me imzot Rrok Mirdita: Europa katolike përqafon Shqipërinë”; “Kreu i OSBE. Wollfarth përkrah projektin e PS-së për reformën e Kuvendit”; “KE: Mision bashkues mes kryebashkiakëve të majtë e të djathtë”; “Nga Artan Lame: Anti-amerikanizmi i domosdoshëm”; “Prifti: Kam rreth 60 video me kërkesa për afera antiligjore”; “Vrasja e gjykatësit Konomi: Ripyeten dëshmitarët”; “Hetimet, flet Koçiu: Atentatori e pa disa herë në lokal para se ta vriste”; “Paolo Koelho. Paolo dhe ideja për t’i falur veprat e tij”; “Spartak Ngjela: Tirania mbi intelektualizmin vazhdon”.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor të ditës: “Flet avokati: Koçiu: Kafja e fundit me Selimin para se të vritej. Pa një person të dyshimtë”. Më tej veçojmë: “Wollfarth, OSBE: Rregullorja e Kuvendit duhet të jetë konsensuale”; “Kryeministri nuk pranon tetë pika, Berisha rrëzon paktin e Ramës”; “Nëna e shtatzënës së ekzekutuar. E vrau se nuk i dha lekë për drogë”; “Nga Mentor Nazarko: Ndihma e Kosovës për Shqipërinë”; “Nga Dr. Daniel Sina: Hipotekat e pallateve, pse Basha duhet të mbështetet”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin: “Berisha: Pakti i Ramës plot me pazare banale”. Tituj të tjerë: “Kreu i OSBE: Merruni me reformat e jo me Kushtetutën”; “Xhafaj: Pakti i Ramës është i negocioueshëm”; “Ndryshimet rregullat për studimet part-time, afatet dhe dokumentet”; “Vrasja e Arian Selimit, Koçiu flet për dyshimet e të ndjerit”; “Hakmarrje serial, grabitësi i bankës dështon në atentat”.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor: “Sokol Koçiu: Ju rrëfej minutat e fundit të jetës së Arjan Selimit”. Në faqen e parë mund të lexoni: “Digjet makina e nënkryetarit të Kuvendit Vangjel Tavo”; “Censusi: Ja çdo të ndodhë pas pak ditësh kur të hapim derën e shtëpisë”; “Islamofobi tek e djathta shqiptare”; “Spartak Ngjela: Pse shkruajta një libër për tiraninë”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Lidhja ime me Arjanin. Inisi në prokurori: E njoha në vitin 2002. Zbardhet dëshmia e bashkëshortes pas arrestimit në vitin 2004”. “Gratë dhe politika e rastit”; “Imami: Rishikim gradave të gabuara”; “Dritan Prifti: Kam rreth 60 përgjime dhe frikë për jetën’; “Dënohet me 12 vjet. Mbyti foshnjen 18 muajshe, nëna në gjyq kërkon mëshirë”; “Komunitetet fetare: Jo martesave gay në Shqipëri. Luan Omari: Ligji nuk e ndalon”; Vëzhgim: Duhanpirja në shkolla, mësuesit mbyllin sytë”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. mit/NOA

KOMENTE