Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të majtë e të djathtë në seminarin e KiE, Wollfarth: Vendorët jo militantë partie
English

Të majtë e të djathtë në seminarin e KiE, Wollfarth: Vendorët jo militantë partie

Tiranë, 28 shtator 2011, NOA – Këshilli i Evropës ka mbledhur bashkë në kryeqytet në një seminar për qeverisjen vendore të gjithë kryebashkiakët e vendit, të majtë e të djathtë që dolën nga zgjedhjet lokale të 8 majit. Duke iu referuar faktit se ai i ndoqi nga afër zgjedhjet vendore të 8 majit, gjatë seminarit kreu i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth i bëri thirrje qeveritarëve vendorë të përfshijnë qytetarët në vendimet që marrin për projektet që zhvillojnë në bashkitë që drejtojnë. E duke patur si udhërrëfyes se çdo projekt i bashkisë duhet të ketë si lajtmotiv qytetarin dhe përmirësimin e jetës në komunitet, ambasadori Wollfarth apeloi që bashkitë të punojnë dhe organizohen në mënyrë bipartizane, pasi siç tha Wollfarth bashkitë duhet të punojnë për plotësimin e nevojave të qytetarëve. “Vendorët nuk duhet të jenë militantë partie’, nënvizoi ambasadori i OSBE-së, duke i kujtuar kryebashkiakëve të vendit se është e domosdoshme të përqafojnë standardet më të mira të Europës sa i përket qeverisjes vendore në shërbim të qytetarit dhe të mos shihin interesat partiake. Në seminarin e KiE-s mori pjesë edhe ambasadori i prezencës së BE-së në Tiranë Ettore Sequi, i cili garantoi se qeveritë vendore do të vazhdojnë të mbështeten fuqishëm nga Bashkimi Europian. Në këtë suazë, Sequi risolli në vëmendje bashkëpunimin e BE-së me shoqatat e bashkive si dhe investimet e shumta në infrastrukturë dhe ujësjellësa e kanalizime. mit/NOA

KOMENTE