English

Demi Moor tradhtohet nga Ashton

SHBA, 29 Shtator - Bashkëjetesa e tyre dukej të ishte më se e qëndrueshme pavarësisht nga mosha që kishin, por këtë herë historia mes Demi Moore, 48 vjeçe dhe Ashton Kutcher, 15 vite më i vogël se ajo duket se ka marrë fund. Me sa bëhet e ditur ai faktikisht e ka tradhtuar pikërisht ditën e përvjetorit të tyre të gjashtë me një 23-vjeçare. Lajmi është njoftuar nga siti amerikan RadarOnline që tregon se si “arratia” ka ndodhur në një klub nate në San Diego. Aktorja e tornuar nga ky fakt menjëherë ka kontaktuar avokatët e saj për të arritur në praktikat e divorcit. Një goditje e vërtetë për një nga çiftet më të lidhura në Hollywood që gjithmonë është mbrojtur në mënyra të ndryshme nga sulmet e botës së gossip. r.b/NOA

KOMENTE