English

Dështimi i dytë i prokurorisë, Gjykata e rrëzon për kryepolicin e bashkisë

Tiranë, 29 shtator 2011, NOA – Prokuroria dështon sërish në vendimin për të pezulluar nga detyra dhe për të nisur hetimin për drejtorin e policisë bashkiake Florenc Hoxha. Gjykata e Shkallës së parë ka rrëzuar edhe kërkesën e dytë, duke e cilësuar si të pa bazuar në ligj dhe pa prova të mjaftueshme. Kërkesa e dytë e organit të akuzës kishet ardhur nga kallëzimi i bërë nga 7 pronarë që u ishin prishur objektet të cilët pretendonin se i kishin me leje. Menjëherë pas daljes nga gjykata Hoxha ka deklaruar se ka trimufuar edhe një herë drejtësia. Edhe avokati i tij Plator Bylykbashki shpjegoi se, kërkesa e prokurorisë nuk kishte prova për pezulluar drejtorin e policisë bashkiake. Ndërsa në kërkesën e parë kallëzimi për Hoxhën ka qenë nga dy punonjëse të bashkisë së kryeqytetit të cilat e akuzonin për dhunë dhe fyerje. a.q/NOA

KOMENTE
  • Bar Divino15:38 - 29 Shtator 2011
    i jemi rikthyer diktatures. tashme plehrat na drejtojne