English

Kush punon në zyrë, rrezikon nga vdekja e parakohshme

E enjte, 29 shtator 2011, NOA- Kush punon në zyrë ka një arsye të mirë për të ndryshuar punë. Sipas një kërkimi të drejtuar nga Adrian Bauman, i shkollës publike të shëndetësisë në universitetin e Sidney, kush rri ulur për më shumë se 10 orë në ditë, rrezikon 48% më shumë nga vdekja e parakohshme në raport me ata që rrinë ulur më pak se katër orë në ditë. Studimi në fjalë ka përfshirë 200 mijë australianë, madje ka nxjerrë si përfundim se ushtrimet fizike nuk janë të mjaftueshme po të krahasosh orët e ndenjura ulur. a.y/NOA

KOMENTE