Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministritë greke në grevë, në pikëpyetje takimi i trojkës
English

Ministritë greke në grevë, në pikëpyetje takimi i trojkës

Athinë, 29 shtator 2011, NOA - Që prej mëngjesit të ditës së sotme punonjësit e disa ministrive në Greqi kanë nisur një grevë 48 orëshe në shenjë proteste ndaj masave shtrënguese të qeverisë greke. Nëpunësit e Ministrisë së Financave kanë bllokuar hyrjen e ndërtesës dhe kanë deklaruar se nuk do të lejojnë hyrjen e përfaqësuesve të trojkës europiane, e cila mbërrin sotAthinë për tu takuar me ministrin e Financave, Evangelos Venizelos. Në grevë janë përfshirë edhe punonjësit e Ministrisë së Jashtme, asaj të Bujqësisë, Ministrisë së Drejtësisë, Shëndetësisë dhe Punës. Në një deklaratë për shtyp sindikata e punëtorëve të sektorit publik ka bërë të ditur se që nga sot nis luftën pa kompromis për të mos lejuar qeverinë të zbatojë masat shtrënguese. Ata e kanë quajtur barbare politikën e qeverisë lidhur me shkurtimin e vendeve të punës, shkurtimin e pagave dhe pensioneve dhe shtimin e taksave. Ndërkaq pritet që me grevën e punonjësve të administratës publike të solidarizohen edhe nëpunësit e ministrive të tjera, pikërisht në ditën kur trojka europiane do të shprehet lidhur me dhënien ose jo të këstit të 6-të të kredisë për Greqinë. Marrja e këtij kësti është jetik për qeverinë greke, e cila ka para në arkë për deri në datën 20 tetor. Ekonomia greke kërcënohet seriozisht nga falimentimi nëse paketa e shpëtimit nuk do të shoqërohet me ndihmën e vendeve të eurozonës. Një ditë më parë presidenti i Komisionit Europian, Hose Manuel Barrosi dhe sinjale pozitive nga Brukseli duke thënë se Greqia do të mbetet në zonën euro, pavarësisht krizës që e ka mbërthyer. Kritike duket edhe situata politike në vend, pasi qeveria Papandreu duket se e ka humbur mbështetjen e shumicës. Sondazhet i japin një avantazh të dukshëm opozitës greke, e cila ka kërkuar zgjedhje të parakohshme. mit/NOA

KOMENTE