English

Berisha: Bllokuesi Rama po shkon drejt disfatës historike

E premte, 30 shtator 2011, NOA- Kryeministri i vendit Sali Berisha ka sulmuar sot kreun e selisë rozë Edi Rama. Që nga qyteti i Elbasanit, ku ishte i pranishëm për inaugurimin e rrugës Gjinaj-Elbasan, ai tha se “Rama është i famshëm për dështimet dhe në zgjedhjet e 2013-ës, po shkon drejt disfatës historike”. Sipas tij e vetmja meritë e Edi Ramës ka qenë roli bllokues që ka bërë me parlamentin duke dëmtuar kështu interesat e shqiptarëve. Në vijim ai i bëri ftesë kryesocialistit që të ulen bashkarisht dhe të gjejnë rrugën e konsensusit për të punuar për zbatimin rekomandimeve të ndërkombëtarëve. a.y/NOA

Në foto: Kryeministri Sali Berisha

KOMENTE