Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grabitet me armë, një pikë ku paguhen faturat elektrike
English

Grabitet me armë, një pikë ku paguhen faturat elektrike

Tiranë, 30 shtator 2011, NOA- Një pikë ku paguheshin faturat e energjisë elektrike ka rënë pre e grabitjes me armë mesditën e sotme. Burime zyrtare nga policia thanë për NOA, se ngjarja në fjalë ka ndodhur në afërsi të Shkollës së Baletit, ku dhe është grabitur një pikë për mbledhjen e faturave të papaguara. Sipas policisë thuhet se kjo qendër është grabitur për herë të tretë, ndërsa ditën e sotme ka qenë një person i armatosur ai që ka kërcënuar punonjësen duke marrë prej aty rreth 1 milionë lekë. Sqarohet se në grabitjen e fundit mbeti edhe një shtetase e plagosur. Ndërkaq uniformat blu mbërritën në vendngjarje dhe po marrin dëshminë e punonjëses dhe dëshmitarëve të rastit me synim identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes. a.y/NOA

KOMENTE