English

Në kërkim dy vëllezër, rrahën mësuesin se i nxori nga klasa

Korçë, 30 shtator 2011, NOA- Dy vëllezër nga Korça janë shpallur në kërkim nga policia pasi gjatë pasdites së djeshme janë denoncuar në polici nga 25 vjeçari E. Xhone. Denoncuesi i tyre me profesion mësues në shkollën e mesme “Nefain Rizani” në fshatin Potgorie- Korçë i ka thënë policisë se dy vëllezërit Orsel Bollguri, 19 vjeç dhe Ornel Bollguri, 19 vjeç e kanë goditur me grushte duke i shkaktuar dëmtime të lehta, për shkak se gjatë mësimit ai ka nxjerrë nga klasa shtetasin Orsel Bollgurin, pas një debati me të. Sipas dëshmisë së mësuesit 25 vjeçar në shenjë hakmarrje ky i fundit së bashku me vëllanë e tij, e kanë goditur në oborrin e shkollës. Pas kësaj dy vëllezërit Bollguri u shpallën në kërkim, ndërsa Prokuroria e Korçës nisi hetimet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” a.y/NOA

KOMENTE