English

Plagosi gruan, arrestohet polici i Burgut 313

Tiranë, 30 shtator, NOA – Një punonjës i policisë në Burgun 313 në Tiranë është arrestuar dje pasi akuzohet për plagosje të bashkëshortes. Alfred Kol Ndreca, 49 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua mbrëmë rreth orës 21.00’, në banesën e tij. Sipas të dhënave të policisë, Ndreca ka kërcënuar dhe më pas ka plagosur lehtë me mjete të forta bashkëshorten e tij 32 vjeçare. Por sherri nuk ka përfunduar me kaq. Pasi e ka goditur gruan, Ndreca ka marrë armën e shërbimit dhe ka dalë në oborrin e banesës së krushkut të tij dhe ka qëlluar më ajër. Efektivat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e kolegut. Në cilësinë e provës materiale, Ndrecës ju sekuestrua arma e shërbimit. a.k/NOA

KOMENTE