Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Danimarkë, hyn në fuqi ligji , 2.15 euro taksë për çdo mg yndyrë
English

Danimarkë, hyn në fuqi ligji , 2.15 euro taksë për çdo mg yndyrë

Kopenhagë, 1 tetor 2011, NOA - Danimarka bëhet vendi i parë në botë që vendos të aplikojë një taksë të veçantë për yndyrën në produktet ushqimore. 1 tetori shënoi fillimin e aplikimit të kësaj takse, e cila do të kushtojë 2.15 euro për çdo miligram yndyrë. Qeveria ka deklaruar se e mori këtë masë për të mbrojtur qytetarët nga konsumimi i tepërt i ushqimeve me yndyrë, për shkak edhe të rritjes së numrit të obezëve në vend. Një javë para hyrjes në fuqi të ligjit danezët zbrazën pothuajse të gjitha raftet e supermarketeve, duke marrë ç’të munden nga ushqimet me yndyrë, të cilat nga sot kushtojnë disa herë më shtrenjtë. Përveç produkteve si gjalpi, qumështi apo mishi, qeveria ka përfshirë në skemën e taksimit edhe ushqimet e parapërgatitura që shiten në supermarket. “Kam dyshimet e mia sa i përket efekteve që do të ketë në shëndetin e njerëzve kjo taksë - u shpreh për një agjenci franceze lajmesh një përfaqësues i industrisë daneze të prodhimit të produkteve të qumështit. Sipas tij kërkesat për gjalp dhe margarinë janë të larta dhe kjo nuk do t’i pengojë qytetarët t’i blejnë sërish ato. mit/NOA

KOMENTE