Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Është 11 vjeç dhe ndjek kurë hormonale për të ndaluar zhvillimin
English

Është 11 vjeç dhe ndjek kurë hormonale për të ndaluar zhvillimin

Kaliforni, 1 tetor NOA - Thomas Lebel, 11 vjeç, jeton në Kaliforni dhe që prej moshës 3 vjeçare është duke iu nënshtruar një kure hormonale për të bllokuar zhvillimin mashkullor të trupit të tij. Ky vendim është marrë nga dy mamatë e tij adoptive, Pauline Moreno dhe Debra Lobel, deri sa në moshën 6 vjeç, Thomas (sot Tammy) kërcënoi se do të dëmtonte organin e tij gjenital, veprim ky që psikiatrit e trajtuan si “çrregullim në njohjen dhe pranimin e seksit”. “Përse të presim, kur një trajtim i posaçëm, mund ta ndihmojë fëmijën që ta gjejë më shpejt identitetin e tij seksual?”, – janë mbrojtur dy gratë, që kanë një marrëdhënie së bashku që prej vitit 1990. Falë kurës hormonale, Tammy, pavarësisht afrimit të pubertetit, nuk do të shohë tek vetja ndryshime të tilla si: dalja e mjekrës, zgjerimi i shpatullave, ndryshimi i zërit etj. “Ishin të gjithë shumë të inatosur me ne. Na pyesnin se si ishim në gjendje që të bënim një gjë të tillë dhe se me këtë do t’i shkatërronim jetën atij” – kanë rrëfyer dy mamatë adoptive për Daily Mail. Dy gratë kanë mbrojtur teorinë e tyre me anë të të dhënave statistikore: sipas tyre gati 50% e transseksualëve përpiqen t’i japin fund jetës së tyre pa mbushur ende 20 vjeç. “Me anë të kurës hormonale, Tammy do të ketë më shumë kohë në dispozicion për të marrë një vendim përfundimtar në të ardhmen siç është ai i ndryshimit të seksit nga mashkull në femër” – janë shprehur Pauline dhe Debra. r.b/NOA

KOMENTE