Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pakistan, dënohet me vdekje truproja që vrau guvernatorin
English

Pakistan, dënohet me vdekje truproja që vrau guvernatorin

Pakistan, 1 tetor 2011, NOA - Një gjykatë pakistaneze ka dënuar me vdekje truprojën policore që vrau guvernatorin e provincës së Punxhabit, Salman Taseer, në muajin janar. Mumtaz Qadri kishte rrëfyer më parë se e kishte vrarë guvernatorin pasi kundërshtonte qëndrimin e tij mbi ligjin kontrovers të blasfemisë. Kritikët e ligjit në fjalë thonë se ai mund të përdoret për të përndjekur minoritetet me besim tjetër dhe në disa raste për të nxitur armiqësinë. Vrasja e guvernatorit përçau Pakistanin. Shumë qytetarë që e cilësonin truprojën si hero. Qadri ishte pjesë e njësisë që kujdesej për sigurinë e guvernatorit, por ai hapi zjarr ndaj tij sapo do të hipte në makinë, në kryeqytetin Islamabad, më 4 janar. Gjyqi u zhvillua në ambjentet e burgut të sigurisë së lartë në Raualpindi, me dyer të mbyllura për mediat. “Gjykata njoftoi për të dënimin me vdekje”, deklaroi pas procesit avokati i të pandehurit, Shuja Ur Rehman për agjencinë e lajmeve “AFP”. Disa dhjetëra persona u mblodhën jashtë burgut pas dhënies së vendimit, duke bërtitur parulla pro-truprojës. a.q/NOA

KOMENTE