Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia e Kosovës operacion në burgun e Dubravës
English

Policia e Kosovës operacion në burgun e Dubravës

Pejë, 1 tetor 2011, NOA – Nën dyshimet për shpërdorim detyre dhe përvetësim dhe shpërndarje lënde narkotike Policia e Kosovës realizoi sot një operacion në burgun e Dubravës. Ky kontroll nisi me kërkesë të ministrit të drejtësisë, Hajredin Kuçi. Procedura hetimore nisi për të zbardhur dyshimet për shpërdorim të detyrës zyrtare, përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës, blerje posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike dhe posedim të paautorizuar të armëve brenda mjediseve të burgut të Dubravës. Gjatë kontrollit në këtë burg policia konfiskoi në cilësinë e provës materiale: shtatë telefona celularë; një maskë; një kaçavidë; një skallper; shkrepse të modifikuara me pjesë metali të mprehtë; mjete të ndryshme metali të mprehta; një tel bakri me gjatësi prej një metër; si dhe janë marrë dokumentacione të ndryshme për tu verifikuar. Hetimi mbi këtë rast vazhdon në konsultim me prokurorinë kompetente të qarkut të Pejës. mit/NOA

KOMENTE