English

Aksident në Durrës, vdes 14-vjeçari

Durrës, 2 tetor, NOA - Një 14-vjeçar ka mbetur i vdekur mëngjesin e sot pas përplasjes nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit dhe viktima është Retmir Gjurgjaj, banor i lagjes Nr. 8 Durrës. Gjuraj u përplas nga një makinë tip fuoristradë benz me targa Tr: 7803 M në afërsi të stacionit “Iliria”. Mësohet se 14-vjeçari ka qenë duke ecur me biçikletë. Atij i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar për në spitalin e Durrësit, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Policia ka nisur hetimet dhe ka identifikuar drjeutesin e mjetet, i cili raportohet të jetë, Ilir Serjani 43 vjeç nga Fieri. Serjani është larguar me automjetin e tij nga vendi i ngjarjes, dhe është kapur më pas nga policia. a.k/NOA

KOMENTE
  • Klerina Meta12:31 - 02 Tetor 2011
    ne shqiperi per fate te keq ndodhin shume raste te ketilla se nuk kane kujdes fare si ata qe ecin ne kembe dhe ata me makina sidomos ata qe drejtone nje automjet duhet te kene kujdes po ata nuk japin precidence fare une kam qene vjete ne shqiperi dhe kam ndaluar per ti dhene te drejten nje kembesori dhe me kane gjuajtur nga mbrapa nga pakujdesia ne shqiperi duhet te vendosin rregullin e qarkullimit ndryshe ka per te ndodhur gjithmon keto aksidente te pa deshiruara,,,,,,,desha me thene2 fjale dhe per drejtuesin e automjetit pse duhet te iki ne ate menyre aksidenti ndodhi ska ku vete eshte me i ndershem te qendroje aty ke gjaraja,,,ngushellimet e mia per familje e 14 vjecarit