English

Arrestohen 4 terroristë në Bon

Bon, 2 tetor 2011, NOA- Katër persona janë ndaluar në Bon të Gjermanisë të dyshuar si terroristë. Të ndaluarit me kombësi gjermane nga mosha 22 deri në 27 vjeç dyshohen se kanë planifikuar një atentat, ndërsa akuzat janë provuar vetëm për tre prej tyre. Sipas policisë personat në fjalë po tentonin të blinin disa armë, megjithëse asnjë provë nuk u gjet gjatë kontrollit të bërë në shtëpitë e tyre. a.y/NOA

KOMENTE