Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Martohet 3 muaj pas masakrës, historia e 14-vjeçares
English

Martohet 3 muaj pas masakrës, historia e 14-vjeçares

Paraditen e sotme teksa doli nga pragu i shtëpisë saj për tu larguar drejt Maqedonisë me burrin e saj, Asja qau... Ishte e lumtur apo e trishtuar, kjo pak rëndësi kishte për të gjithë ata që panë nuse.. Asja qau... REPORTAZH Asja nuk mundi të mbante dot lotët kur përqafoi nënës e saj, ndërsa përpiqej të ruante fustanin e bardhë të mos e shkelte e ta njolloste i cili dukej pak i madh në trupin e kësaj 14-vjeçareje. Teksa mbahej në krahun e burrit të saj, Asja hodhi sytë për herë të fundit mbi të gjithë njerëzit që ishin mbledhur ta shihnin nuse, ndoshta kërkonte të shihte personin, dashuria për të cilin u kthye në tragjedi. Pothuajse të gjitha ata që e njihnin 14-vjeçaren, dyshonin se e ardhmja e saj do të ishte e zezë, dhe pyesnin se çdo të bëhej me fatin e saj, pas krimit që kreu i ati në shtëpinë e të dashurit të saj. Asja, 14-vjeçare u dashurua me 18-vjeçarin që banonte vetëm pak metra larg shtëpisë së saj, në lagjen "Allias" në Tiranë. Pas takimeve të fshehta, ajo vendosi të martohej me të dashurin e saj pa pëlqimin e prindërve. Ai ishte i varfër, dhe për këtë arsye prindërit e Asjas nuk e donin këtë martesë. Por ajo e kishte vendosur, braktisi familjen dhe u zhvendos në shtëpinë e 18-vjeçarit. Mbrëmjen e 2 korrikut të këtij vitit, vetëm tre muaj më parë, babai i Asjas trokiti në banesën e "dhëndrit" dhe u përball me prindërit e këtij të fundit. "Dua vajzën time, ajo nuk meriton këtë fat" dhe pas këtyre fjalëve ai zbrazi armën duke lënë në këmbët e vajzës së tij të mitur, "prindërit" e saj të rinj të gjakosur. Anife Elmazi, 44-vjeçarja e cila e kishte mirëpritur Asjan si nuse, dha shpirt të krahët e 14-vjeçares ndërsa Fatmir Elmazi ndërroi jetë 12 orë më pas. Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe dhëndri i familjes Elmazi. Policia arrestoi babain e të miturës, 37-vjeçarin, Ylli Sherifi. Asja qëndroi në shtëpinë e burrit të saj dhe qau fatin e zi që i shkaktoi kësaj familjeje. Dilema e familjes Elmazi, nëse vajza e vrasësit duhet të ishte akoma nuse në këtë shtëpi u zgjidh pas pak javësh. 18-vjeçari e mbajti atë edhe disa kohë në shtëpi si nusen e tij por dhimbja që i shkaktoi familja e saj ishte më e madhe se dashuria që ai ndjente për Asjen ndaj dhe vendosi ta përzërë atë. E mitura u rikthye në banesën e saj për të nisur jetën nga e para. kur të gjithë mendonin se Asja nuk do të kishte më fat pas asaj që ndodhi, një mik i familjes së saj mori përsipër ta martonte me një djalë shqiptar në Maqedoni. Pas takimit të parë dy të rinjtë u pëlqyen. "Martohet Asja, do ketë tre ditë ahenk" nuk nguronin të tregonin me zë të lartë fqinjët e 14-vjeçares të premten e kësaj jave. Në fakt ashtu ndodhi, megjithëse babai i saj ndodhet në qeli dhe në shtëpinë e ish të dashurit ka ende zi, Asja bëri dasmë të madhe. Ajo dëshironte të bënte dasëm edhe 3 muaj më parë por askush nga familja nuk dëshiroi t’ia vishte fustanin e bardhë për të qëndruar në krahët e fukarait. Paraditen e sotme teksa doli nga pragu i shtëpisë saj për tu larguar drejt Maqedonisë me burrin e saj, Asja qau... Ishte e lumtur apo e trishtuar, kjo pak rëndësi kishte për të gjithë ata që panë nuse.. Asja qau...

KOMENTE
  • Ana Anita18:22 - 03 Tetor 2011
    me te vertete qenka shum prekse..dhe i uroj qe te jete me te vertete shum e lumtur dhe ti buzeqeshi fati kesaj vajze ....megjithse gjith ajo tragjedi qe i paska ndodhur asja nuk mund te harrohet kurre ...por i uroj qe zoti ti jape kurajo dhe te mendoje nje jete te mire per te ...
  • Leo Rossi13:28 - 03 Tetor 2011
    tragjedi shum e tmerrueshme... per te ardhur kec per kete vajze te vogel... ajo me te vertete eshte martuar prap... por zemra e saj eshte mbushur me njolla te zeza qe nuk hiqen me deri ne diten e vdekjes saj.... zoti e ndihmofte ate dhe i dhashte kurajo ne jet....
  • Meh dia10:32 - 03 Tetor 2011
    po zakonet shqipeteret gjithmon do ti lene mbrapa po ky raste eshte edhe pak veshtire te gjykohet sepse nese vajza i ka plocuar kushtet per martes pse te mos martohete nese nje 13 vjeqare mundete me kalaur me nje djal 15 vjeqar qka ka te keqe te mos martohet mirpo ky realiteti i kesaj demokracie si duket don ta qaje koken e prinderve sepse e dergon njeriun ne humner a realiteti i individit eshte ndryshe se ky ligji demokratik eshte ne kundershtim te plote me ligjin e natyres sepse ne gjithe e dime se kerkesat emocjonale vine nga moshat shum me te hershme se 18 vjeq
  • Erdogan Rexhepi00:17 - 03 Tetor 2011
    Sa prekese
  • Zenel Daci00:15 - 03 Tetor 2011
    vajza e pa vetdishme ende femi asht,,,por nje prind me vra dikan ne ket koh asht marre,jam shqiptar edhe un por armja jon duhet me qen gjuha jon goja pra,i deshiroj forc familjes qe pat viktima,,ndersa vjazes shum shum fuqi e fat se ter jeten kan me percjell keto qaste me te renda ne jeten e saj,,,