Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 3 tetor 2011
English

Parashikimi i motit për 3 tetor 2011

Tiranë, 2 tetor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, për sa i përket vendit tonë nesër, sërish kthjellimet do të jenë dominuese në pjesën më të madhe të territorit por gjatë orëve të mesditës nuk do të mungojnë kalimet e vranësirave të lehta nëpër të gjithë vendin. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë sërish me kushte të qëndrueshme të motit ku kthjellimet do të dominojnë në ultësirën perëndimore dhe vijën bregdetare ndërsa sërish zonat malore do të kenë herë pas here të pranishme vranësira të lehta të cilat parashikohet të largohen gjatë natës. Edhe nesër situata termike nuk paraqet ndryshime, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në të dy vlerat ekstremale. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h dhe drejtim Veriperëndimor ndërsa në Adriatik dhe Jon dallgëzimi do të mbetet 2 ballë. Europa Sërish nesër Europa Veriore dhe Europa Veriperëndimore do të mbeten me mot të paqëndrueshëm pasi vranësirat dhe shirat do të dominojnë në këto rajone. Problematike do të paraqitet situata në Norvegji dhe Ishujt Britanike pasi vranësirat do të gjenerojnë shira të dendur shoqëruar me stuhi të fuqishme ere. Gjithashtu shira të konsiderueshëm do të bien në gadishullin Skandinav. Ndërsa sërish në pjesën më të madhe të kontinentit Europian do të dominojë mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare, kjo si pasojë e prezencës së qendrave të presionit të lartë atmosferik të vendosura mbi këto rajone.

Ngjarje ekstreme në Europë: - Norvegjia do të rrezikohet për shira të dendur dhe stuhi ere - Ishujt Britanike do të rrezikohen për shira dhe shkarkesa rrufesh a.y/NOA

KOMENTE