English

Rrëfimi i Durim Taçit: Fanellën e futbollit e futëm në arkivolin e Atis

E diel, 2 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Në arkivolin e tij kemi vënë bluzën me të cilën duhet të luante në ndeshjen e radhës. I goditur rëndë nga prova me të cilën e përballi jeta, ai tregon kthjelltësi të madhe, Durim Taçi, babai i Atis, 20 vjeçarit i cili humbi jetën në aksidentin tragjik në agimin e së shtunës në rrugën Roma, në Seriate në Itali. Atis ishte një djalë i veçantë, i shoqërueshëm dhe e donte jetën, ndërsa babai i tij Durim Taçi është një njeri i kulturuar, i diplomuar për Letërsi në Shqipëri ku ka ushtruar edhe profesionin e gazetarit. Dhjetë vjet më parë ai zgjodhi që të lërë vendin e tij për tu transferuar në Seriate së bashku me gruan dhe fëmijët. Ai gjeti punë si nëpunës, por në kohën e lirë merrej edhe me përkthimin e veprave letrare nga Anglishtja e Italishtja në Shqip.

Durim Taçi, i ati i Atis Mori kredi për të blerë një shtëpi në një ndërtesë në rrugën Batisti, dërgoi fëmijët e tij Atis dhe vajzën më të vogël Esi në shkollën e Seriate, ku ata u integruan menjëherë. Për të kuptuar se sa shumë e donin miqtë dhe familja e tij Atisin, mjaftonte të shikohej se sa persona me lot në sy u mblodhën në urën në rrugën Roma, në vendin e tragjedisë për tu përqafuar dhe për të kërkuar ngushëllim reciprok. I ati i Atis, Durimi në vendin e tragjedisë shkoi menjëherë pas aksidentit kur zhurmat e sirenave të 118 e zgjuan atë. Ai tregoi se ishte ndaj të gdhire dhe se kishte vënë re se i biri nuk ishte kthyer në shtëpi dhe për këtë kishte një parandjenjë të keqe. 20 vjeçari shqiptar ishte së bashku me katër shokët e tij në Bergamo duke u kthyer nga një diskotekë, kur makina e tij e cila drejtohej nga njëri prej katër djemve italian, shok të viktimës u përplas me një mur. Atis Taçi ishte futbollist dhe kishte pasion të veçantë për fushën e blertë, ndërsa aktualisht luante në pozicionin e mesfushorit për ekipin e Palosco-s. Mësohet se funerali i tij do të bëhet paraditen e së martës në orën 10.00. a.y/NOA

Në foton e parë: Atis Taçi, 20 vjeçari që humbi jetën në aksident

Në foton e dytë: Durim Taçi, i ati i Atis

KOMENTE