English

SHBA: Gjyqësori në Kosovë i korruptuar

Washington, 2 tetor 2011, NOA – Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportojnë se gjyqësori në Kosovë është i korruptuar. Në raportin më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se në Kosovë mungon një proces i rregullt gjyqësor, pasi ai i nënshtrohet ndikimit të jashtëm dhe është i korruptuar. DASH i referohet për këtë qëndrim të fundit mungesës së transparencës ligjvënëse, pavarësisë së gjyqësorit dhe të drejtës për gjykim të drejtë. Ky qëndrim i DASH-it i është paraqitur OSBE-së në raportin që përmbledh edhe disa vende të Evropës Juglindore. mit/NOA

KOMENTE