English

Ekzekutimi i Konomit, ministri Halimi: Të flasë Prokuroria

Pogradec, 3 tetor 2011, NOA – Ministri i drejtësisë Eduart Halimi tha sot se po punohet për zbardhjen e vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Gjatë një vizite pune në qytetin Pogradecit, ministri Halimi siguroi se të gjitha shqetësimet e familjarëve të gjyqtarit të vrarë do të shqyrtohen me korrektësi. “Pritet rezultati i hetimeve të prokurorisë për çështjen Konomi. Bashkëpunimi polici-prokurori për këtë çështje ka qënë i kënaqshëm dhe priten rezultatet e hetimeve të prokurorisë për të dhënë të reja të tjera”, deklaroi ministri i drejtësisë. Halimi ka garantuar se familjarëve të Konomit i është garantuar mbrojtja, pas letrës së tyre, ku kërkohej zbardhja e ngjarjes pasi jetët e tyre po kërcënohen. a.q/NOA

KOMENTE