English

“Fillimi i Tetorit”, goditet banda e hajdutëve në Durrës

Durrës, 3 tetor 2011, NOA – Prej javësh dy të rinj ishin kthyer në tmerrin e bizneseve, por edhe të familjeve në qytetin e Durrësit. Frika nga hajdutët ka vënë në punë policinë e qytetit bregdetar, e cila ka finalizuar sot operacionin “Fillimi i Tetorit”, si rezultat i të cilit kanë përfunduar në pranga dy të rinj. Armand Kabili, 21 vjeç, dhe Xhuljan Malollari, 20 vjec, të dy banues në Durrës janë kapur në flagrancë në kohën kur po vidhnin shumën e parave brenda rulotit pronë e shtetasit Th.T. në lagjen Nr. 18. Dy shtetasve në fjalë iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale një sasi parash si dhe mjete që ata përdornin për hyrjen në ambientet ku do të realizonin vjedhjet si pinca, kacavida, doreza, sharra. Po ashtu u sekuestrua edhe autovetura me targa TR 3166 H. Nga hetimet e kryera rezultoi se këta shtetas, në bashkepunim me njëri-tjetrin kishin realizuar dhe vjedhje te tjera. Në bazë të provave të grumbulluara ata akuzohen edhe për: 1-Vjedhjen e kryer më datë 01.10.2011 në lagjen Nr. 14 Durrës, në dyqanin e shtetasit M.B., ku kanë marrë vegla pune të ndryshme si trapano, fresibela, pinca, të cilat më pas i kanë shitur. 2-Vjedhjen me thyerje të kioskës së shtetasit N.R.; ngjarje e ndodhur më datë 01.10.2011 në lagjen Nr. 17 Durreës, përballë tregut industrial, ku kanë marrë shumën e parave të gjetur dhe një sasi cigaresh të llojeve të ndryshme. 3-Vjedhjen më datë 01.10.2011 ne lagjen Nr. 14 Durrës, ku në ambientet e një firme private me administrator shtetasin A.Rr., kanë vjedhur 40 litra karburant në një nga automjetet e kësaj firme. Policia e Durrësit njofton se ka arrestuar edhe Durim Roci, 26 vjeç, i cili është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë skrap në pikën e grumbullimit të hekurit në lagjen Nr. 14 Durrës. a.q/NOA

Në foto: Materialet e sekuestruara me të cilat punon të arrestuarit

KOMENTE