English

Në Libi krijohet Ministria e Martirëve

E hënë, 3 tetor 2011, NOA- Në qeverinë e ardhshme në Libi do të ketë edhe një ministri dedikuar Martirëve. Ky lajm u dha sot nga kreu i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, Mustafa Abdel Jalil. Në vijim të konferencës për shtyp, gjatë lajmërimit për ekzekutivin e ri transitor, Jalil shpjegoi se do të ketë edhe një dikaster për martirët dhe viktimat e luftës. a.y/ Në foto: Mustafa Abdel Jalil

KOMENTE