Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nishani: Nuk u shpërdorua liberalizimi, lëvizën rregullisht 356 mijë vetë
English

Nishani: Nuk u shpërdorua liberalizimi, lëvizën rregullisht 356 mijë vetë

Ohër, 3 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Ministri i Brendshëm Bujar Nishani i pranishëm në Forumin Ministerial BE-Ballkani Perëndimor për Çështjet e Brendshme dhe Drejtësinë, e organizuar nga presidenca polake e BE në Ohër të Maqedonisë shprehu falënderimin e Qeverisë Shqiptare ndaj KE dhe BE për ndihmën e pazëvendësueshme në forcimin e demokracisë dhe lëvizjen e lirë në hapësirën Shengen. “Lëvizja pa viza e qytetarëve shqiptarë drejt hapësirës Shengen ishte dhe vijon të mbetet projekti kryesor dhe një ndër prioritetet madhore të Qeverisë Shqiptare. Bashkimi Evropian vendosi të ndërtojë një proces të qartë, të matshëm dhe konkret për liberalizimin e regjimit të vizave me vendet tona ku padyshim fusha të tilla si lufta ndaj krimit të organizuar, kufij të sigurt, migracioni etj. ishin në qendër të këtij procesi dhe ku u dëshmua që pala jonë e përmbushi me sukses këtë objektiv”, u shpreh Nishani. Ai theksoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme është një ndër fushat prioritare për Qeverinë Shqiptare, po ashtu dhe një element shumë i rëndësishëm në kuadër të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ku tha se angazhimet e ndërmarra dhe objektivat e përcaktuara shkojnë në një linjë me detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit. Nishani u shpreh se Shqipëria vazhdon të arrijë sukses me programin e saj për reduktimin e prodhimit dhe trafikimit të drogave, për garantimin e një kontrolli efektiv dhe sigurimin e territorit të saj, ku gjatë vitit 2011, në drejtim të parandalimit dhe luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike, nga numri i rasteve të konstatuara ka rritje të fuqisë zbuluese me mbi 15 %, në raport me vitin 2010. Sakaq sipas tij nga forcimi i veprimit të ligjit dhe i bashkëpunimit kombëtar e ndërkombëtar është bërë e mundur sigurimi i kufijve dhe reduktimin e gjithë llojeve të trafikimit. Ministri i Brendshëm tha se, “Është rritur numri i rasteve për hetimet pasurore dhe njëkohësisht sekuestrimet dhe konfiskimet e pasurisë të cilat janë në hetim së bashku me Prokurorinë për Krime të Rënda”. Ai veçoi faktin se megjithëse procesi i liberalizimit të vizave është një nga arritjet më të mëdha të Shqipërisë në procesin e Integrimit Europian, por shqetësimet e ngritura lidhur me menaxhimin e migracionit përkthehen në një prioritet për të intensifikuar masat e marra të deritanishme dhe ato të planifikuara në të ardhmen për t’i adresuar me efektivitet çështjet e rasteve të raportuara nëpërmjet sistemit të EU “alert”. Ndër të tjera vuri theksin në faktin se Pikat e Kalimit Kufitar, që siç tha ai janë në dispozicion dhe funksion të plotë për të ofruar asistencën e duhur në momentin e kthimit pranë qendrave të pritjes për të deportuarit ku bëjnë pjesë dhe rastet të cilët kanë abuzuar me procesin Në përfundim ministri shqiptar theksoi se, “Deri më tani kanë shfrytëzuar këtë mundësi rreth 356 mijë vetë ku numri total i të kthyerve në kufi është rreth 3.9% e numrit të shtetasve që kanë dalë nga Shqipëria. Kjo tregon nga njëra anë punën e madhe qe është bërë dhe që vazhdojmë ta bëjmë me anë të një fushate të gjerë informuese, si dhe nga ana tjetër, seriozitetin e shtetasve shqiptarë për të mos i shpërdoruar mundësitë që ju ka ofruar ky proces”. a.y/NOA

Në foto: Ministri i Brendshëm Bujar Nishani

KOMENTE