Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Papunësia në rritje, Maqedonia pas Kosovës e Bosnjes, Shqipëria shifra të ulta
English

Papunësia në rritje, Maqedonia pas Kosovës e Bosnjes, Shqipëria shifra të ulta

Shkup, 3 tetor 2011, NOA - Maqedonia radhitet pas Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës për shkallën e lartë të papunësisë. Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS) në Shkup, shkalla e papunësisë mbetet në të njëjtën pozitë gjatë viteve të fundit. ESHS bën të ditur se nga të dhënat e tremujorit të dytë të këtij viti rezultojnë 31.3 përqind apo rreth 300 mijë të papunë. Sipas ESHS-së, numri i personave që janë punësuar gjatë tremujorit të dytë të këtij viti është rritur për 2.5 përqind, ndërsa papunësia rezulton me ulje vetëm për 0.9 përqind në krahasim me vitin e shkuar, informon agjencia e lajmeve INA. Në Kosovë shifrat janë më alarmante, pasi sipas institucioneve përgjegjëse qeveritare bëhet e ditur se në vend numërohen mbi 40 përqind të papunë. Ndërsa sipas Bashkimit të Sindikatave të Pavarura rezultojnë mbi 45 përqind. Në Bosnje - Hercegovinë gjithashtu shënohen shifra të larta të papunësisë. Agjencia për Punë dhe punësim në Sarajevë ka raportuar rritje të papunësisë për rreth 1 përqind gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të kësaj agjencie, papunësia është në nivelin e 43 përqindëshit në Bosnje - Hercegovinë. Pas Maqedonisë për nga shkalla më e ulët e papunësisë vjen Serbia me 22 përqind. Edhe në këtë vend është regjistruar shkalla e rritjes së papunësisë. Serbinë e pasojnë Greqia me shifrat e fundit prej 16,6 përqind, mandej Kroacia me 16, 7 përqind. Në Greqi regjistrohen shifra në rritje për papunësinë, për shkak se vendi është përfshirë nga kriza ekonomike dhe ndodhet një hap larg falimentimit. Shqipëria vijon të mbajë shifra të ulëta të papunësisë dhe është një nga vendet me lëvizje pozitive në disfavor të papunësisë. Nga të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave dhe raporteve qeveritare, shkalla e papunësisë në Shqipëri është regjistruar në shifrën 13,4 përqind. Mali i Zi rezulton me numër të ulët të të papunëve, duke patur parasysh edhe numrin e ulët të banorëve që ka ky vend. Sipas Entit të Statistikave në Podgoricë, numri i të papunëve është 11 përqind, me rritje të vogël në krahasim me vitin e kaluar. Sipas këtij enti, në listën e personave të papunë janë të regjistruar rreth 30 mijë banorë të këtij vendi të vogël. INA/NOA

KOMENTE