Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Berisha s’del në debat me Ramën, s’do të ndikojë në Kongresin e PS
English

PD: Berisha s’del në debat me Ramën, s’do të ndikojë në Kongresin e PS

Tiranë, 3 Tetor 2011 NOA/ Albana Qehajaj – Partia Demokratike pak minuta pas fjalës së kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, shprehet zyrtarisht se nuk është koha për debate Berisha-Rama, pasi mund të ndikojë në kongresin e nëntorit të PS. Koha e mundshme sipas PD është ajo e prag-zgjedhjeve të vitit 2013. "Kujtojmë se z.Berisha ka ftuar z.Rama në zgjedhjet e 2009 dhe e fton sërish në vitin 2013. Z.Berisha vlerëson se nuk është koha për debat tani dhe për më tepër z.Berisha nuk dëshiron të ndikojë në kongresin e Partisë Socialiste”, deklaroi zëdhënësja e PD, Albana Mustafaraj. Më herët, ishte kryeministri Sali Berisha i cili e refuzoi ftesën e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama për një debat të hapur publik kur tha se ajo që i ofronte Ramës ishte dialogu në komisione brenda institucioneve kushtetuese. Berisha tha se “përgjigjja ime është kjo: “Jemi plotësisht të vendosur të bashkëpunojmë për reformën zgjedhore”. Berisha tha se është për zbatim të Kushtetutës dhe theksoi se çdo devijim prej saj është devijim nga demokracia. “Nëse bëhen propozime për të na nxjerrë jashtë këtij kuadri, këto bëhen për të bllokuar procesin e integrimit”. Në këtë mënyrë, z.Berisha e refuzoi ftesën e z.Rama për nj debat të hapur publik duke theksuar se ajo që ofronte ishte një komision për reformën zgjedhore. Në përforcim të një dialogu në komisione të përbashkëta, por jo të një debati të hapur, z.Berisha tha se në të mirën e vendit ne jemi të gatshëm të ulemi në një komision për të diskutuar mbi këtë reformë dhe 52 rekomandimet e Brukselit. “Jemi të hapur dhe kam propozuar që delegacioni ynë në Parlamentin Evropian i cili është në përbërje 50 me 50, të autorizojë një apo dy deputetë nga opozita të marrin rregulloren e Parlamentit Evropian dhe ta ballafaqojnë me rregulloren tonë në çdo nen dhe ne jemi të gatshëm ta ndryshojmë. Nuk mundet asgjë ne të na imponojë hapa mbrapa. Ne nuk jemi të pagabueshëm prandaj pranojmë të korrigjojmë “Ne nuk mund të pranojmë propozime jashtë rregullit kushtetues”, tha po ashtu Berisha duke treguar edhe se z.Rama i ka kërkuar që guvernatori dhe kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit të emërohen nga opozita. “Përgjigjja ime i nderuar zotëri është kjo: Në rast se ju jeni vërtet i interesuar dhe nuk e keni farsë dhe hipokrizi, urdhëroni të krijojmë komisionin parlamentar të zgjedhjeve, që këtë javë, me axhendë të thjeshtuar. Kjo është përgjigjja, por druaj se ky është skenari i parakongresit të radhës. Ajo është zgjedhja e tij, s’është e jona”, përfundoi Berisha. e.t/NOA

KOMENTE
  • Astrit Piranaj14:33 - 03 Tetor 2011
    te jesh shqiptar eshte krenari por te jesh tradhetar i kombit eshte shume e rende kto dy figura kane bllokuar shqiptaret per ne be genje njeri genje tjetri deri kur more keshtu po a e din kto shqiptaret se familjet e tyre jane bere rehat dhe po kto dy tallen me fatet e nje populli te tere ktu te dashur shqipetare sfunksionon asgje pervec mafies te udhehequr po nga kto te dy kjo eshte e ardhmja e shqiperise kan fut armiqesi ne popull simpatizo kyt parti dhe ke nje vens pune ose ai qe shkoj .eshte fatkeqesi per ne shqiptaret tna udheheqin kto te dy po deri kur keshtu kan zabtuar gjith shqiperine i duket si e tyra ja ku eshte enver hoxha i dyte me gjith adil carcanin njeri i PD tjetri i PS