English

Sali Berisha refuzon ftesën e Edi Ramës për debat publik

Tiranë, 3 Tetor 2011 NOA/ Albana Qehajaj – Kryeministri Sali Berisha e refuzon ftesën e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama për një debat të hapur publik.

Ai tha se “përgjigjja ime është kjo: “Jemi plotësisht të vendosur të bashkëpunojmë për reformën zgjedhore”.

Berisha tha se është për zbatim të Kushtetutës dhe theksoi se çdo devijim prej saj është devijim nga demokracia.

“Nëse bëhen propozime për të na nxjerrë jashtë këtij kuadri, këto bëhen për të bllokuar procesin e integrimit”.

Në këtë mënyrë, z.Berisha e refuzoi ftesën e z.Rama për nj debat të hapur publik duke theksuar se ajo që ofronte ishte një komision për reformën zgjedhore.

Në përforcim të një dialogu në komisione të përbashkëta, por jo të një debati të hapur, z.Berisha tha se në të mirën e vendit ne jemi të gatshëm të ulemi në një komision për të diskutuar mbi këtë reformë dhe 52 rekomandimet e Brukselit.

“Jemi të hapur dhe kam propozuar që delegacioni ynë në Parlamentin Evropian i cili është në përbërje 50 me 50, të autorizojë një apo dy deputetë nga opozita të marrin rregulloren e Parlamentit Evropian dhe ta ballafaqojnë me rregulloren tonë në çdo nen dhe ne jemi të gatshëm ta ndryshojmë. Nuk mundet asgjë ne të na imponojë hapa mbrapa.

Ne nuk jemi të pagabueshëm prandaj pranojmë të korrigjojmë

“Ne nuk mund të pranojmë propozime jashtë rregullit kushtetues”, tha po ashtu Berisha duke treguar edhe se z.Rama i ka kërkuar që guvernatori dhe kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit të emërohen nga opozita.

“Përgjigjja ime i nderuar zotëri është kjo: Në rast se ju jeni vërtet i interesuar dhe nuk e keni farsë dhe hipokrizi, urdhëroni të krijojmë komisionin parlamentar të zgjedhjeve, që këtë javë, me axhendë të thjeshtuar. Kjo është përgjigjja, por druaj se ky është skenari i parakongresit të radhës. Ajo është zgjedhja e tij, s’është e jona”, përfundoi Berisha.

e.t/NOA

KOMENTE