Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Barletta, rrëzohet pallati i vjetër, zë përfund pesë persona
English

Barletta, rrëzohet pallati i vjetër, zë përfund pesë persona

Barletta, 4 tetor 2011, NOA – Pesë të vdekur është bilanci tragjik i rrëzimit të një pallati të vjetër trekatësh në qendrën historike të provincës së Barlettas. Ngjarja tragjike për fat të keq është një kronikë e paralajmëruar prej banorëve të zonës pak ditë më parë. Mes viktimave, të gjitha femra, është një vajzë 14-vjeçare dhe katër punëtore, ndërsa janë lënduar edhe pesë persona të tjerë. Lufta për t’i mbijetuar kurthit tragjik nën rrënojat e pallatit të vjetër rezultoi e humbur për adoleshenten 14-vjeçare Maria Cinquepalmi; Matilde Doronzo, 32 vjeç; Giovanna Sardaro, 30 vjeç; Antonella Zaza, 36 vjeç; Tina Ceci, 37 vjeç. Mediat lokale bëjnë me dije se rrëzimi i pallatit kishte dhënë shenjat e tij, madje dikush prej banorëve kishte lajmëruar autoritetet e komunës për këtë fakt. Bilanci i viktimave mund të ishte edhe më i madh thonë mediat, në rast se në pallatin e vjetër do të ishin të gjithë banorët. Tragjedia e ndodhur në qendrën historike të Barlettas që u mori jetën pesë personave është ende e paqartë. Sipas dëshmive mësohet se pronarët e dy pallateve dykatësh aty pranë kishin kërkuar ndërhyrjen e teknikëve të Zyrës së Komunës për të parë nga afër gjendjen e ndërtesës. Prokurori Carlo Maria Capristo ka çelur një hetim për ngjarjen tragjike në Barletta, ndërsa policia ndaloi pronarin e ndërtesës, për të mësuar më shumë rreth çështjes. mit/NOA

KOMENTE