Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mashtroi me dokumentacionin, shkarkohet kreu i ALUIZNI-t për Tiranën
English

Mashtroi me dokumentacionin, shkarkohet kreu i ALUIZNI-t për Tiranën

Tiranë, 4 tetor 2011, NOA – Drejtori i Agjencisë së Legalizimit dhe Urbanizimit të Ndertimeve Informale për Tiranën (ALUIZNI), Ferdinand Shehu është shkarkuar nga ky post. Vendimi është firmosur nga kreu i ALUIZNI-t, Shaban Memia, i cili nëpërmjet një deklarate zyrtare ka bërë me dije se motivacioni i shkarkimit është mungesa e integritetit personal. “Rasti i drejtorit, të ALUIZNI-t për Qarkun e Tiranës, dëshmon se si mungesa e integritetit personal, ka cënuar performancën në zbatimin e detyrimeve ligjore. C’është më e rëndësishmja ajo tregon se si një funksionar publik, ka mashtruar në mënyrë zyrtare organet emëruese, përmes manipulimeve në jetëshkrim duke lënë jashtë tij, një eksperiencë pune 4 vjeçare si hetues, në hetuesinë e rrethit të Vlorës, (Urdhëri nr.8 datë 22.8.1988 i Hetuesisë së Përgjithshme). Pa përfshirë këtu periudhën një vjeçare të kryerjes se kursit, pranë Hetuesisë së Përgjithshme, gjithashtu e “fshirë” nga jetëshkrimi. Mungon në këtë jetëshkrim dhe detyra si efektiv në Ministrinë e Rendit Publik (shkresa nr. 272, datë 13.04.1992) në profilin e kriminalistikës”, thuhet në njoftimin zyrtar të ALUIZNI-t. Kjo është hera e dytë që Shehu shkarkohet nga detyra brenda dy vjetësh. Edhe në vitin 2010 ai është larguar po nga posti i drejtorit të ALUIZNI-t për Tiranën. Shkarkimi në atë kohë erdhi me motivacionin, punë e dobët në procesin e legalizmeve për Tiranën. a.q/NOA

KOMENTE
  • Arsenal Barcelona18:20 - 04 Tetor 2011
    Po si ka mundesi qe eshte heq nga puna,pse ka qene hetues ne kohen e diktatures? Fehmi AVDIU,Gramoz RUCI,FENIJET E ISH SEKERTARVE TE PARE QE JANE DEPUTET TE ps E SHUME EMRA TE TJERE CFAR DUHET TE BEHET ME TA? APO gjykata kushtetuese ka me pak rendesi se sa drejtoria e aluizmit te tiranes,kthejeni njeriun ne pune se tuj e krahasue me te lartepermendurit ska ba gja,kur Kurt KOLA.Spartak NGJELA ,pranojne me hy ne parti me keta ish zyrtare te komunizmit atehere kjo e ketij drejtorit nuk eshte ndonje problem,.