Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Akuzat e Dick Martit, BE dërgon një prokuror për hetime në Tiranë
English

Akuzat e Dick Martit, BE dërgon një prokuror për hetime në Tiranë

Tiranë, 5 tetor, NOA - Një prokuror i Bashkimit Evropian do të udhëtojë drejt Shqipërisë për të hetuar akuzat mbi ekzistencën e një rrjeti kriminal që ka bërë tregti me organet e robërve serbë gjatë luftës së viteve ‘98-‘99 të Kosovës. Ky lajmi i dhënë nga ‘The Washington Post”, tregon sesi prokurori në fjalë do të arrijë gjatë javëve të ardhshme. Edhe pse nuk bëhet me dije emri i tij, pritet që ai të jetë amerikani John Clint Uilliamson, prokurori që mori përsipër edhe ngritjen e një Task Force për të kryer hetime.

një raport të vitit të kaluar, anëtari i Asamblesë së Këshillit të Evropës, Dick Marty, pretendoi se kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe komandantët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shitën organet e robërve serbë në tregun e zi. Ndërkohë, një gjyq i kosovarëve të akuzuar për pjesëmarrje në një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të organeve u hap në Prishtinë të martën. n.e/NOA

KOMENTE