Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bisedime teknike apo politike me Serbinë
English

Bisedime teknike apo politike me Serbinë

Bisedimet teknike mes Kosovës dhe Serbisë që filluan me 8 mars të këtij viti, të ndërmjetësuara nga diplomati Rober Cooper, përfaqësues i Bashkimit Evropian dhe zëvendëssekretari i Shtetit të SHBA-ve, Thomas Countryman, siç duket tani janë duke marr karakter tjetër, nga bisedimet teknike, tani mund të kalojnë në bisedime politike

Nga Hadi Osmani

Ndërkaq, ditëve të fundit, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe Blerim Shala, nënkryetari i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë dalë edhe publikisht në favor të nisjes së bisedimeve me Serbinë për çështje politike, një gjë që deri para pak kohe deklarohej si “vijë e kuqe” që nuk do të shkelej.

Kurse kreu i ekzekutivit, kryeministri Hashim Thaçi, ka deklaruar se për një dialog të tillë nuk ka mundësi, pasi që sipas tij, ky lloj i bisedimeve nuk ekziston në tavolina të punës së ndokujt as në Prishtinë, as në Bruksel e as në Uashington. Por, këto palë thotë ai, janë shumë të përgjegjshëm për vazhdimin e dialogut për çështje teknike mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai thotë se nga viti i kaluar kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka rekomanduar dialogun për çështje teknike mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, dhe miratimin e Rezolutës nga Kuvendi i Kosovës, është hapur një proces i ri, ai i çështjeve të dialogut teknik

“Tani kemi tri konkluzione të përbashkëta, kemi edhe marrëveshjen mes shtetit të Kosovës dhe të Serbisë për vulat doganore, dialog ky që udhëhiqet nga Bashkimi Evropian i mbështetur nga SHBA-të. Pra, dialogu do të vazhdojë, dialogu i çështjeve teknike”, është deklaruar gjatë ditës së martë kryeministri Thaçi. Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi nuk sheh ndonjë arsye për t’u zhvilluar bisedime politike me Serbinë, pasi që sipas tij, bisedimet politike me shtetin serb janë përmbyllur në Vjenë në vitin 2007, dhe në vitin 2008 kur është shpallur pavarësia e Kosovës. Sipas tij, bisedimet teknike janë mbështetur edhe në Rezolutën e miratuar në Kuvendin e Kosovës, dhe se për bisedime të reja politike, ai ka thënë se së pari duhet të ndryshohet rezoluta në Kuvendin e Kosovës.

“Natyrisht ju e dini që ne e kemi një rezolutë që e kemi nxjerrë për çka mund të bisedohet dhe për çka nuk mund të bisedohet, bile më shumë e kemi për çka nuk mund të bisedohet. Prandaj, duhet të ndryshohet kjo rezolutë në Kuvend, për të nxjerrë një rezolutë tjetër për të miratuar vazhdimin e bisedimeve politike, por nuk besoj që do të ndodhë një gjë e tillë”, ka thënë Krasniqi.

Nga ana tjetër, edhe përfaqësuesit e Lidhjet Demokratike të Kosovës, janë shprehur kundër këtyre bisedimeve. Kurse, partia e cila që nga fillimi ka qen kundër çfarëdo lloji të bisedimeve me shtetin Serbisë, është Lëvizja “Vetëvendosje”.

Nga ana tjetër, kryesuesja e bisedimeve për Kosovën, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, është shprehur kundër këtyre bisedimeve, duke theksuar se me miratimin e Rezolutës nga legjislativi në Kuvendin e Kosovës, janë përcaktuar vijat e kuqe se cilat tema do të bisedohen me Serbinë, e cilat nuk duhet të bisedohen.

Mirëpo, se çfarë do të ndodh në të vërtet, mbetet të shihet në fund të kësaj jave, pasi që Kosovën do e viziton diplomati Rober Cooper, nga Bashkimi Evropian, i cili pritet të zhvilloj takime me krerët më të lartë të shtetit të Kosovës.

Ajo që mund të thuhet, është se nga të gjitha roundet e bisedimeve që janë zhvilluar deri më tani në mes të Kosovës dhe Serbisë, janë arritur vetëm pesë marrëveshje, apo konkluza: ajo për lirinë e lëvizjes, për regjistrin civil dhe marrëveshja për njohjen e diplomave, marrëveshjen për njohjen e vulave dhe tregtinë e lirë si dhe marrëveshjen për kthimin e dokumenteve kadastrale, versionet në gjuhen shqipe dhe angleze.

Mirëpo, shteti serb deri me nuk ka treguar asnjë gatishmëri që të zbatoj marrëveshjet që janë arritur mes këtyre shteteve në Bruksel.

* Dërguar nga autori, jeton dhe vepron në Zvicër-Kryeredaktor në Radio Mitrovica

KOMENTE