Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 5 tetor 2011
English

Pasqyra e shtypit, 5 tetor 2011

Tiranë, 5 tetor 2011, NOA- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e mërkurë, 5 tetor 2011.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Dokumentet/ Biografia, shkarkohet drejtori i legalizimit”. Një shkrim tjetër i kësaj të përditshme është edhe intervista e ish-ambasadorit amerikan në vendin tonë, “Rrëfimi i Rajerson: Biseda me Ramiz Alinë në 1991, nuk pranoi gabimet e komunizmit”. “Regjistrimi, provim shteti për mjekët në 26 tetor”, është një tjetër shkrim në faqen e parë të kësaj gazete. E përditshmja “Shekulli” çelet me titullin, “Nuk jam spiun, më shkarkoi Shaban Memia”, ku jepet intervista e Ferdinand Shehut. “Tiranë, si u zbulua gruaja e trafikantit, shpenzoi 1 milion euro në 2 muaj”, është një tjetër titull i kësaj të përditshme. Shkrim tjetër i kësaj gazete është edhe, “Ku dhe si mund të mësojmë hipizmin në Tiranë”. “Gazeta Shqiptare” hapet me titullin, “Ikën kreu i ALUIZNIT: Hetues në diktaturë, manipuloi CV”. Tjetër artikull i faqes së parë të kësaj gazete është: “Postera në Jarinjë, Vorio- Epiriotë deklarohuni grekë gjatë censusit”. Më tej jepet rrëfimi i ish-ambasadorit të SHBA-ve në vendin tonë, “Ambasadori Rajerson: Ja çfarë i thashë Ramizit në takimin e parë në vitin 1991”.

Gazeta “Mapo” hapet me titullin, “Rama refuzon takimin me Berishën në zyrën e Arvizu”, ku jepen detajet e ceremonisë në kuadër të 20 viteve marrëdhënie Shqipëri- SHBA. “Memia shkarkon kreun e ALUIZNIT të Tiranës: Ishte hetues i komunizmit”, është artikulli tjetër i kësaj gazete. Një fokus kryesor zë edhe shkrimi, “Përfundon hetimi, falsifikimi i pronës ish-kreu i komunës Kashar, Alfred Sula sërish në gjyq”.

Gazeta “Koha Jonë” veçon si shkrim të parë, “OSBE i kthen reston Ramës: Jo dialogut me parakushte”, ku ndalet në takimet me Kryeministrin Berisha dhe Kryeparlamentaren Topalli të përfaqësuesit të OSBE, Roberto Vatelli. Një vend të rëndësishëm në këtë të përditshme zë edhe titulli: “Kremtohen 20 vjet lidhje të forta Shqipëri- SHBA”. “Rajerson: Si e e mbaj mend Shqipërinë para 2 dekadave”, ku jepet intervista e ish ambasadorit amerikan në vendin tonë.

Gazeta “Shqip” çelet me titullin, “SHBA i bashkon, mbesin të ndarë, Berisha emocionohet, Rama vjen me vonesë”. Shkrim tjetër kryesor është edhe, “Videoja 3, në pyetje deputeti Prifti”. “Burgjet: Të dënuarit refuzuan ushqimin, por nuk janë në grevë”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshme.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. a.y/NOA

KOMENTE