English

Kosovë, çmimet për marrjen e pasaportave biometrike

Prishtinë, 6 tetor 2011, NOA- Ditën e sotme në Kosovë janë përcaktuar çmimet për marrjen e pasaportave biometrike. Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi është shprehur se për marrjen e pasaportës biometrike të Republikës së Kosovës, qytetari duhet të paguajë nga 50 euro deri në 20 euro. Mësohet se në bazë të këtij vendimi për marrjen e pasaportës për herë të parë një qytetar duhet të paguajë 30 euro, ndërsa ata që e nxjerrin pasaportën për herë të dytë pasi mund ta kenë humbur apo dëmtuar, çmimi është 35 euro. Ndërkaq për marrjen e pasaportës për fëmijët deri në moshën 3 vjeç çmimi është 20 euro, kurse për marrjen e pasaportës për fëmijë prej 3 deri në 18 vjeç çmimi është 25 euro. Në këtë vendim sqarohet gjithashtu se për marrjen e pasaportës diplomatike çmimi është 50 euro, kurse për marrjen e pasaportës zyrtare çmimi është 35 euro. Për sa i përket pensionistëve, çmimi i pasaportës biometrike për ta është 20 euro. a.y/NOA

KOMENTE