English

Topalli fton qytetarët në ecjen ndërgjegjësuese kundër Kancerit të Gjirit

Tiranë, 6 tetor 2011, NOA- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u ka bërë një ftesë të gjithë qytetarëve që në këtë muaj kushtuar ndërgjegjësimit për parandalimin e sëmundjes së Kancerit të Gjirit, të bëhen pjesë e kësaj kauze. Në mesazhin e saj ajo shprehet se, “Parandalimi në kohë me anë të kontrollit të mamografisë e ka bërë atë një sëmundje të shërueshme. Unë ju ftoj të bashkohemi në ecjen ndërgjegjësuese “Bëj kontrollin, shpëto jetën dhe familjen!” përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ditën e premte, më datë 07 tetor, ora 11.00, nisja nga Galeria e Arteve”. a.y/NOA

Në foto: Jozefina Topalli

KOMENTE