English

Ndahet çmimi Nobel për Paqe

Suedi, 7 tetor, NOA - Sot pritet të ndahet çmimi Nobel për Paqe. Spekulimet se kush do të jetë fitues i këtij çmimi në këtë vit kanë qenë të mëdha. Thuhej se Komiteti norvegjez i Nobelit mund t’ia ndajë çmimin një aktivisti apo përfaqësuesi të ndonjë grupi të “Pranverës së sivjetmë Arabe” në Afrikën Veriore dhe në Lindjen e Mesme. Sipas mediave, fitues potencialë mund të jenë presidentja e Liberisë, Ellen Xhonson Sirlif, mbrojtësi i rezistencës pa dhunë të Shteteve të Bashkuara, Xhin Sharp, aktivistja afgane për të drejtat e njeriut, Sima Samar, organizata ruse për të drejtat e njeriut “Memorial” e madje edhe Bashkimi Evropian apo ndonjë institucion i tij. Fitues i çmimit Nobel për Paqe në vitin e kaluar ishte disidenti kinez, Lu Ksiaobo. NOA/RFE

KOMENTE