Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përgjegjësia për Europën
English

Përgjegjësia për Europën

Nga Arben Malaj

Mirëpres çdo mundësi të veçantë për të nxitur dhe promovuar studiues të rinj të talentuar të vendit tim, që të jenë sa me aktivë në diskutimet, debatet publike dhe botimet shkencore për të sfidat e vendit të tyre, ku, pa dyshim, e ardhmja europiane e Shqipërisë është më shumë se kurrë jo thjesht një ëndërr. Sot kam kënaqësinë të shkruaj parathënien për këtë botim të Alban Dacit, studiues i talentuar dhe i përkushtuar në shkencat politike. “Europa në Marrëdhëniet Ndërkombëtare” është një rrëfim i historisë së politikës ndërkombëtare europiane, i pasuruar në çdo moment me qëndrimin e autorit, i cili na përfshin në horizontin e tij të mendimit gjeopolitik për të analizuar disa nga etapat më të rëndësishme për formësimin e Europës së sotme. Mbështetur në një larmi vlerash të burimeve e referencave, ky botim e sjell Bashkimin Europian në dimensionet dhe hapësirat historike, që kanë ndikuar në mendimin social-politik për një solidaritet europian në shërbim të prosperitetit paneuropian. Paktet dhe ekuilibrat historike sillen në vëmendjen e lexuesit me një natyrshmëri fluide, duke analizuar dhe qëndrimet politike të liderëve europianë. Stili publicistik me të cilin është përshkuar “Europa në marrëdhëniet ndërkombëtare“, e bën tërheqës dhe më interesant për lexuesin sistemin në të cilën ka lindur dhe është zhvilluar embrioni i Europës së Bashkuar për të evoluar në përshtatje me dinamikat e zhvillimit global, gjithnjë duke ruajtur e rritur rëndësinë e saj specifike, politike e ekonomike, në rendin e ri botëror. Një analizë e kujdesshme politike i është bërë qëndrimit të Europës si union në marrëdhënie me Turqinë, Sirinë dhe Izraelin, duke nxjerrë në pah rëndësinë e ndërsjelltë që ka korrelacioni mes konflikteve dhe progresit ekonomiko-politik për formacionin heterogjen europian. Ky botim ka një vlerë të veçantë, sepse botohet në momentin më kritik të Bashkimit Europian, që prej themelimit të tij. Kriza globale financiare, kriza borxheve e disa prej vendeve anëtare të eurozonës, mungesa e vendimmarrjeve të rëndësishme rreth sfidave te BE-së, e kanë rritur entuziazmin cinik të euro-skeptikëve. Historia e Europës së Bashkuar është një histori suksesi e inspiruar nga personalitete të kulturës europiane, e përqafuar nga liderë e vendimmarrës europianë të pas Luftës së Dytë Botërore, e çuar përpara në momente kritike të saj nga liderë vizionarë. Filozofia e Europës së Bashkuar e shndërroi kontinentin e luftërave dhe konflikteve të përgjakura, në kontinentin e shpresës, paqes dhe prosperitetit. Sot lidershipi politik europian gjendet përballë përgjegjësisë që jo thjesht ta shpëtojë Europën e Bashkuar, por ta zhvilloi dhe “imponoi“, si modelin më të mirë të eliminimit të konflikteve dhe luftërave në zhvillimet e ardhshme gjeopolitike globale. Ish Ministri i Jashtëm Francez Schuman, një prej ideatorëve dhe mbështetësve të Europës së Bashkuar, në prag të lindjes së këtij projekti na paralajmëroi, se BE nuk do të ishte një projekt, që do ndërtohej sipas një kalendari hapash dhe afatesh, por një projekt, që do të rritej duke u bazuar në sukseset e çdo hapi konkret. Presidenti i BE-së, Romano Prodi, do të theksonte se BE nuk është një projekt i shkëlqyer, por është një projekt, që po inspiron liderë të shumë rajoneve të botës të ndjekin të njëjtën filozofi të zëvendësimit të luftërave dhe konflikteve me paqen dhe zhvillimin. Pak ditë më parë, ish Ministri i Jashtëm gjerman, Joschka Fischer, do të ishte i drejtpërdrejt në mesazhin e tij kritik për lidershipin aktual evropian, duke theksuar se përballë krizës aktuale të BE-së, ne na duhet më shumë dhe jo më pak Europë. Mbështetja e madhe publike e gjithë shqiptarëve për të ardhmen e tyre europiane duhet plotësuar me njohjen më mirë të historisë dhe sfidave së BE-së, me njohjen më mirë të përfitimeve afatgjata, duke paguar edhe kosto jo të lehta në momente të caktuara të kësaj sfide historike. Njohja e historisë së BE-së, qartësimi i sfidave të së ardhmes, është përfitimi më i madh publik i këtij botimi. Autori ka mbajtur qëndrime individuale në analizën e fakteve historike dhe të kontributeve të persona-liteteve kryesore europiane. Ai ka këndvështrimin e tij për momente të veçanta në historinë e Bashkimit Europian dhe për tendencat historike të marrëdhënieve me vende të ndryshme. Diversifikimi i analizave nga këndvështrime edhe të studiuesve të rinj, rritja e mundësive për të diskutuar dhe debatuar për momentet historike të së shkuarës dhe sidomos për sfidat e së ardhmes së BE-së, përfaqëson një kontribut cilësor të studiuesit Alban Daci për lexuesit dhe studiuesit shqiptarë. Jo rastësisht e kam lënë të paprekur çdo analizë të autorit në këtë botim, sepse duhet t`ia besojmë lexuesit vlerësimin përfundimtar për këtë kontribut jo të fundit të Albanit.

*Shkrimi është pjesë e parathënies së librit “Europa në Marrëdhëniet ndërkombëtare”, me autor studiuesin Alban Daci.

KOMENTE